Ndërtesa shpërthen në flakë, dhjetëra të vdekur në Tajvan

Një zjarr përfshiu një ndërtesë 13 katëshe gjatë natës në Tajvanin jugor, duke vrarë 25 persona dhe duke lënduar mbi 50 të tjerë. Zjarrfikësit po kryenin opearcionin e kërkim-shpëtimit mëngjesin e së enjtes për të kërkuar të mbijetuarit. Zjarri ishte jashtëzakonisht i ashpër dhe shkatërroi shumë kate të ndërtesës, sipas një deklarate nga departamenti i zjarrfikësve, raporton AP. Ndërtesa është rreth dyzet vjeçe, sipas një deklarate zyrtare, me dyqane në nivelet më të ulëta dhe apartamente në nivelet më të larta.

LEXO EDHE:

Back to top button