Në fundjavë, sfidat e Bundesligës me 50 % të kapaciteteve

Ndeshjet e Bundesligës do të kufizohen në 50% të frekuentimit dhe një maksimum prej 15,000 tifozësh për shkak të kufizimeve të reja me “Covid 19” në Gjermani. Kancelarja në largim Angela Merkel dhe pasardhësi i saj Olaf Sholz ranë dakord për një sërë masash me drejtuesit e 16 shteteve të vendit, duke përfshirë reduktimin e tifozëve në ngjarjet sportive në terrene të hapura dhe në ambiente të mbyllura.

Stadiumet e Bundesligës, të cilat kryesisht kishin funksionuar me kapacitet pothuajse të plotë këtë sezon, tani duhet të zvogëlojnë turmat e tyre për të minimizuar rrezikun e infeksionit.

“Një kufizim i përkohshëm në numrin e tifozëve në stadium është i kuptueshëm. DFL shpreson që ky vendim nga qeveria federale dhe shtetet të çojë në një përmirësim të situatës së pandemisë,” tha mes tjerash shefi i Ligës Gjermane të Futbollit, Kristian Seifert.

Kjo do të thotë se ndeshjet e kësaj fundjave, duke përfshirë edhe derbin në mes Borusia Dortmundit ndaj Bajern Munihut,

Autoritetet gjermane kanë frikë nga një valë të katërt të “Covid”-it që rrezikon njësitë e kujdesit intensive, pasi që janë regjistruar më shumë se 73. 000 infeksione të reja dhe 388 vdekje gjatë ditës së enjte.

LEXO EDHE:

Back to top button