Ndryshohet për nesër orari i pritjes së viktimave të tragjedisë

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, që po angazhohet me sjelljen e trupave të tragjedisë së Bullgarisë, nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka bërë me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave. Ai njofton se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë. Më herët nga MPJ-ja ishte njoftuar se viktimave do të priteshin me homazhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të vendoseshin edhe kurora me lule në nder të tyre. Ndërsa i gjithë procesi i mbërritjes së viktimave nga aeroporti i Shkupit do të bëheshe live nëpërmjet një ekrani gjigand po në këtë shesh. Por mesa duket, familjarët e tyre nuk kanë qenë dakord me këtë agjendë shtetërore dhe kanë kërkuar që trupat t’u dorëzohen direkt familjarëve.
Njoftimi i plotë i ministrit Osmani:
“Njoftim për ndryshimin e orareve të pritjes dhe dërgimit të viktimave të aksidentit në Bullgari nëpër shtëpitë e tyre dhe varreza.
Ju njoftojmë se kufomat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen drejtë në shtëpitë e tyre apo në varreza varësisht prej kërkesës së familjarëve.
Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që të dorëzohen para namazit të Xhumasë- shkruan në fejsbuk Osmani. 

LEXO EDHE:

Back to top button