Njukasëlli gati për transferimin e dytë më të shtrenjtë në historikun e vet

Pavarësisht deklaratës mohuese të Olimpik Lionit, mediat franceze raportojnë për marrëveshjen mes klubit të presidentit Aulas dhe Njukasëllit për transferimin e Bruno Guimaraeshit.
Sipas “RMC Sport”, mes dy kompanive ka një marrëveshje verbale për shumën e transferimit, por jo ende për kushtet e pagesës dhe bonuset. Lojtari tashmë është gati për aventurën e re dhe situata mund të zhbllokohet të premten, një ditë pas ndeshjes së Brazilit kundër Ekuadorit, kur mesfushori do të takohet me agjentët e tij për të tentuar mbylljen e operacionit.
SKuadra angleze I ofron Guimaraeshit katër herë pagë më të lartë se ajo te skuadra franceze dhe përmendet shifra prej 220 mijë euro në javë, që mund të ishte një faktor vendosës për transferimin. Braziliani mund të bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë i historkikun e Njukasëllit me 40 mln euro të kërkuara nga Lioni. Kujtojmë se rekordmend është ende braziliani Xhoelington, i cili 3 vite më parë erdhi te Njukasëlli nga Hofenhajmi për 44 mln euro.