Odermat, triumfon në slalomin e madh në “Alta Badia”

Marko Odermat vazhdon të dominojë garat e slalomit të Madh, në kuadër të Kupës së Botës në ski, pasi që ishte më i shpejti në garën e zhvilluar në “Alta Badia”. Për skiatorin zviceran, kjo është fitorja e tretë në katër garat e deritanishme të zhvilluara në këtë konkurencë.

Odermat pas vete ka lënë pas Luka di Aliprandinin, i cili erdhi në cak me vonesë prej një sekondë pas zviceranit. Ndërkohë Aleksander Shmidt nga Gjermania për herë të parë u ndal në podium, duke mbyllur garën në vendin e tretë. Ndryshe në këtë garë Henrik Kristoferson dhe Tomislav Zubçiq, dështuan plotësisht edhe pse pritej garë e fortë për kreun e renditjes.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës, në vendin e parë është Marko Odermat me 633 pikë, para Matias Majerit me 403 dhe Aleksandar Killden me 329 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button