Pandev, 2 gola ndaj Napolit dhe rekord të ri

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Goran Pandev, me dy gola, siguroi fitoren për Xhenovën në fitoren ndaj Napolit të Elif Elmasit, me rezultat 2-1. Me këtë rast, Pandev regjistroi edhe një rekord të ri në Seria A, duke u bërë futbollisti më në moshë, i cili ka shënuar së paku 2 gola dhe 2 asistime në kampionatin Italian në këtë moshë. Pas tij qëndrojnë Zlatan Ibrahimoviq, i cili në fanellën e Milanit ka shënuar mjaft gola, por i mungon edhe një asistim për të barazuar Pandevin. Ky i fundit, është në kërkim të paraqitjes së 100 në Seria A, pasi që deri më tani ka regjistruar 97 paraqitje. Goran Pandev ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli me paraqitjen për Maqedoninë në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet këtë verë në disa qytete evropiane.

LEXO EDHE:

Back to top button