Virusi më i rrezikshëm në botë, parandalohet

Europol ka sekuestruar mijëra kompjuterë që drejtonin njërin prej rrjeteve më të rrezikshme të hakerëve në të gjithë botën të cilët përdornin virus special kompjuterik, transmeton Alsat. Rrjeti “Emotet” siguronte qasje në kompjuterë të ndryshëm, duke përdorur bashkëngjitje në e-mail, ndërsa më pas të dhënat u shiteshin kriminelëve që përdornin informacionet për krijimin e sistemev të ndryshme të shkatërrimit, respektivisht softwer-ëve për qasje të paligjshme në komojuterë të ndryshëm. Aksioni në fjalë është realizuar me bashkëpunim të autoritete nga Mbretëria e Bashkuar, vendet e BE-së, ShBA-ja dhe Kanadaja.

Europol tha se aksioni paraqet shkatërrimin e një prej “botneteve (pajisje të lidhura mes vete me qëllim vjedhjen e të dhënave) më të rëndësishëm të dekadës së kaluar” dhe se do të “hap dyert” për sistemet kompjuterike në të gjithë botën.

“Pasi vendosej qasja e paautorizuar, të dhënat u shiteshin grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë, të cilët i kanë shfrytëzuar qasjen për aktivitete të mëtejshme të paligjshme, të tilla si vjedhje të të dhënave, zhvatje dhe vjedhje të kripto valutave”, njoftojnë nga Europol.

Dmitry Smilyanets, nga “Recorded Future” tha:”Edhe pse krijuesit dhe mbështetësit e por edhe operatorët nuk u arrestuan, ata me gjasë nuk do të përpiqen që ta rindërtojnë rrjetin. Ata kanë siguruar mjaftueshëm para sa për t’u pensionuar në paqe – ose sa për të filluar ndonjë aventurë të re kriminale. Një botnet që funksionon është një sistem shumë i komplikuar dhe i ndijshëm. Nëse nuk funksionon më shumë se gjysma e infrastrukturës, është më sigurt të përshëndetesh me sistemin”

“Aktivizo Macros”

Emotet fillimisht ishte një virus i tipit trojan i krijuar për qëllime bankare, respektivisht për të spiunuar kompjuterët dhe për të vjedhur të dhëna të fjalëkalimeve-detajeve hyrëse.

Viktimat do të pranonin një dokument në Word me përmbajtje për të tërhequr vëmendjen, pasi hapej dokumenti, përdoruesve do t’u kërkohej të “aktivizojnë Macros” – një shtojcë në dukje e padëmshme e integruar në Microsoft Word e që në fakt hapte mundësitë për hapjen e  kompjuterin për mundësi për sulme.

“Sistemi rregullonte vazhdimisht email-et mashtruese në përputhje me interesat e viktimave dhe ngjarjeve globale – për shembull, pandemia Covid-19 ose zbritjet kryesore të blerjeve siç është “e premtja e zezë. Edhe pse njoftimi i Europol mund të duket `abstrakt`, ky aksion do të mbrojë `publikun nga kërcënimet kibernetike që kanë shkaktuar humbje të miliona, mos më shumë dollarëve`”, tha  Lotem Finkelstein, nga Check Point Software.

LEXO EDHE:

Back to top button