Pas 3 vazhdimeve, Lejkers mundët nga Kings

Mbrëmë u zhvillua disa përballje interesante në NBA, ku dallohet sfida në Los Anxhelos. Skuadra vendase pësoi disfatë me rezultat 141-137 kundër Sakramaneto Kings, në një sfidë që kishte 3 vazhdime. Te mysafirët më efikas ishte De’Aron Foks, me 34 pikë, ndërsa Hilld shtoi edhe 25 pikë. Në anën tjetër, më efikas ishte Lebron Xhejms me 30 pikë, ndërsa Uestbruk regjistroi 29 pikë, 1o kërcime dhe 10 asiste.

Në përballjet e tjera, Golden Stejt mundi Portlandin me 118-103, Juta u mund në terrenin vendas nga Nju Orlinsi me 97-98, ndërsa Atlanta demoloi Memfisin me rezultat 132-100.

Fitores në terrenin vendas iu gëzuan edhe Sharlloti dhe San Antonio, të cilët mundën Minesotën , respektivisht Bostonin.

LEXO EDHE:

Back to top button