Pas Spanjës, Shqipëria miqësore edhe me Gjeorgjinë

Më 26 mars, kombëtarja e Shqipërisë, do të zhvillojë miqësoren e luksit ndaj Spanjës, ndërsa tri ditë më pas, do të mirëpret Gjeorgjinë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Shqipërisë.

“Zyrtarizohet edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në muajin mars. Kombëtarja shqiptare do të përballet me Gjeorgjinë më 29 mars në atë që do të jetë ndeshja e 14-të mes dy vendeve. Pas arritjes së akordit me Spanjën për miqësoren e 26 marsit, Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Gjeorgjisë për të luajtur këtë ndeshje. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar,” thuhet në komunikatën e FSHF-së.

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për “kuqezinjtë”, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europiani dhe Botërori, 4 miqësore. Dueli i parë është luajtur në Shqipëri më 14 dhjetor 1994 dhe ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit 1996. Ajo sfidë u fitua nga Gjeorgjia me rezultatin 1-0. Takimi i fundit mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë ka qenë miqësorja e 16 nëntorit 2015, që u luajt në stadiumin “Qemal Stafa” dhe u mbyll në barazim 2-2.

LEXO EDHE:

Back to top button