Kovaçevski: Prioritet i Qeverisë së re do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike

Mandatari për formimin e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se prioritet i qeverisë së re do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike në vend, por pa mos lënë anësh edhe standardin jetësorë të qytetarëve.

“Dorëzova përbërjen e Qeverisë se re, qe përmban emrat e ministrave që prezantuam dje. Lidhur me përbërjen, resorët janë në pajtim me programin e Qeverisë. Prioritet kryesor dhe kyç do të jetë ballafaqimi me krizën energjetike, më pas vjen standardi i qytetarëve dhe e treta përmbushja e obligimeve rreth infrastrukturës”, tha Kovaçevski.

LEXO EDHE:

Back to top button