Piloti kinez debuton në F1 me numrin e Kobi Brajantit

Guanju Zhou është piloti i parë kinez që do të marrë pjesë në botërorin e Formula 1 dhe në sezonin e ri do të garojë me skuadrën “Alfa Romeo Rejsing”. Piloti kinez ka vendosur të mbajë numrin 24, në nder të ish-basketbollistit maerikan, Kobe Brajant.

“Brajant është një burim frymëzimi për mua. Ajo që më ka befasuar gjithnjë është etika profesionale që ai kishte. Edhe pse ishte më i miri në NBA, ai vazhdonte të punonte për t’u përmirësuar,” ka shpjeguar zgjedhjen 22-vjeçari.

Ndryshe Zhou ka zënë vendin e Antonio Xhovinazzi te makina A”lfa Romeo”, ndërsa shok skuadre do të ketë veteranin finlandez Valteri Botas.

LEXO EDHE:

Back to top button