Avokati i militantëve të 8 janarit selfie me të arrestuarit (VIDEO)

Avokati mbrojtës i militantëve të arrestuar në protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu është filmuar në momente jo të hijshme, ndërsa ndodhet në sallën që përfaqëson drejtësinë shqiptare.

Ai ka preferuar të bëjë një selifie me telefon, ndërsa të arrestuarit, me tyre edhe Stresi kanë ngritur dy gishtat lart duke buzëqeshur.

Kjo duket një pamje qesharake dhe jo serioze, ndërsa ai është një ndër personat që përfaqëson Kushtetutën në vendin tonë.

Kujtojmë se sot pritet të jepen masat e sigurisë për 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit e zhvilluar para selisë së PD.

Në sallën e gjyqit për të ndjekur dhe seancën ka shkuar edhe Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Oerd Bylykbashi.

Sipas burimeve, prokuroria kërkon për 29 persona masën “Detyrim paraqitje”, ndërsa për pesë persona “Arrest shtëpie”. Mes të arrestuarve ka edhe qytetarë nga Kosova. Sipas akuzave që janë ngritur, rezulton se 11 nga të arrestuarit janë mbështetës të Bashës dhe 23 të tjerë të Berishës./TCh

LEXO EDHE:

Back to top button