Policia arreston dy persona në Tetovë, njëri prej tyre i moshës së mitur

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njofton se gjatë ditës së djeshme në ora 21:35, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria dy persona të cilët dyshohen për tregti të paligjshme të drogës. Sipas raportit policor, bëhet fjalë për B.A (21) dhe një i mitur, të dy nga Tetova, për shkak se tek ata është gjetur drogë dhe thikë.
“Ata janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritët parashtresë adekuate”, njoftojnë nga SPB Tetovë.