Presidenti i Bajernit beson se dy lojtarë do të mbyllin karrierën në Munih

Te Bajern Munihu po diskutohet prej ditësh për rinovimin e Niklas Syle, por edhe për raste të tjera.

“Ne bëmë një ofertë, tani i takon atij të vendosë nëse do ta pranojë apo jo. Natyrisht, ne do t’i japim atij një periudhë kohore për përgjigjen, sepse pastaj duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat,” tha mes tjerash Herbert Hainer për “Sport Bild”.

 

Rinovimi i Nojerit

 

“Unë besoj fuqimisht se Manuel do ta mbyllë karrierën e tij te Bajern Munihu. Ai me siguri mund të luajë edhe për disa vite në nivele të larta. Për mua është ende portieri më i mirë në botë dhe do të isha i lumtur të njoftoja zgjerimin e marrëveshjes”.

 

Afati 2023 për Levandovski

 

“Drejtori ynë sportiv është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët. Kemi ende pak kohë në këtë rast, Levandovski ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Siç thashë, do të isha i lumtur nëse ai do ta mbyllte karrierën me ne”.

LEXO EDHE:

Back to top button