Promotori i Usyk, shpalos muajin e rimeçit të shumëpritur

Promotori i Oleksandr Usyk, Aleksander Krasyuk, ka shpalosur kohën e revanshit të shumëpritur në mes boksierit ukrainas dhe Entoni Xhoshua. Sipas tij, në pranverë të këtij viti, pritet që të ndodhë rimeçi i shumëpritur në boks, ndërsa ka përmendur muajin prill, si ideal që dy boksierët të dalin përsëri në ring.

“Shumë gjëra po ndodhin në këtë moment. Së shpejti do të zbulojmë gjithçka. Me siguri se do ndodhë në prill” ka thënë menaxheri i Usyk.

Ndërkohë Xhoshua ka në plan të rikuperojë rripat e tij të peshave të rënda IBF, WBA dhe WBO dhe për këtë shpejt pritet të paraqitet me një trajner të ri. Menaxheri i Xhoshuas, Edi Hearn ka qenë në një turne në SHBA dhe Dubai për të shtuar trajnerë të rinj si Edy Rejnoso, Virxhil Hunter, Flojd Mejuether dhe Entoni Uilson, në ekipin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button