Rabotniçki, triumfon në turneun ndërkombëtar në Strumicë

Volejbollistet e Rabotniçkit nga Shkup, janë fituese të turneut memorial, i cili organizohet për ndër të punëtorit sportiv Ilija Karamanov, që edhe këtë vit, në Strumicë, e organizoi me sukses skuadra e “Nakovski Volej”.

Edhe pse kishte karakter ndërkombëtar dhe ishte planifikuar që të merr pjesë një skuadër nga Serbia, për shkak të situatës me “Covid 19”, morën pjesë vetëm skuadrat nga Maqedonia.

Pas garave të zhvilluara në palestrën sportive në Strumicë, në vendin e parë u ndal Rabotniçki, para dy skuadrave nga Strumica, Nakovski Volej dhe Viktori Volej.

Kujtojmë se turneu i parë u zhvillua në vitin 2019, ndërsa në vitin 2020 për shkak të pandemisë “Covid 19”, nuk u zhvillua turneu ndërkombëtar në Strumicë.

LEXO EDHE:

Back to top button