Rafael Nadal dhe Medison Kejs, gjysmëfinalistët e parë

Janë zhvilluar sfidat e para çerekfinale të Grand Slam-it “Australian Open”, duke përcaktuar edhe gjysmëfinalistët e parë. Tenisti spanjoll, Rafael Nadal siguroi një biletë për në gjysmëfinale pas fitores 3-2 ndaj kanadezit Denis Shapovalov, një ndeshje që zgjati më shumë se 4 orë. Spanjolli fitoi 6-3, 6-4 dy setet e para, por nuk e mbylli dot ndeshjen. Rivali kanadez “zgjohet dhe fiton 6-4, 6-3 dy setet e tjera, duke çuar ndeshjen në setin final. Në këtë set nuk ka histori, pasi Nadal dominon dhe fiton 6-3. Përballë tij në gjysmëfinale do të jetë fituesi i sfidës Monfils-Berrettini.

Te femrat, gjysmëfinalistja e parë është tenistja amerikane Medison Kejs. Ajo mundi 2-0 (6-3, 6-2) çeken Barbora Krejçikova. Një fitore e lehtë e amerikanes Kejs, surpriza e këtij turneu, që për herë të dytë në karrierë shkon deri në katërshen e këtij turneu (hera e parë viti 2015). Ajo pret të mësojë emrin e fitueses që do të dalë nga sfida Barti-Pegula.

LEXO EDHE:

Back to top button