VIDEO/ Rahmani shënon gol në fitoren e lartë të Napolit

" "

Skuadra e Napolit shënoi fitore 4:1, në një ndeshje ku në nivel të detyrës ishte edhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.  Napoli kaloi në epërsi pas vetëm 17 minutave, me anë të golit të shënuar nga Hesus, i cili  gol duhej të konfirmohej me systemin “VAR”. Bonazzoli barazoi shifrat në 1:1 duke shënuar në minutën e 33’ për Salernitanën, por mysafirët u thyen përsëri në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Mertens shënoi nga penalltia.

Presionin nga shpatullat e Napolit e largoi Amir Rrahmani, i cili në minutën e 47’ shënoi për 3:1, pas asistimit nga Mertens. Ndërkohë Lorenzo Insinje i dha vulën rezultatin final me golin e minutës së 53’, duke konkretizuar në gol penalltinë e dytë për Napoli në këtë ndeshje.

Skuadra e Napoli ka tani 49 pikë dhe mbanë përkohësisht pozitën e dytë (së paku deri në ndeshjen e radhës së Milanit), kurse Salernitana mbetet me vetëm 10 pikë dhe në pozitën e fundit

LEXO EDHE:

Back to top button