Rasell: Ky vit më intensiv, kërkon më shumë përkushtim

Piloti i ri i Mercedesit, Xhorxh Rasell, do të garojë për herë të parë me gjigantin gjerman, pasi më parë ishte pjesë e skuadrës së Uilliams. Rassell pret që viti 2022 të jetë prej më të rëndësishmëve në karrierën e tij, si në pistë ashtu edhe jashtë pistës.

“Mendoj se viti tjetër do të jetë më intensivi në jetën time, në aspektin e orarit të garave, por edhe jashtë pistës, me marketing dhe gjëra tjera. Në pistë dhe jashtë pistës do të jetë intensive. Nga skuadra e Uilliams ku nuk kishte shumë marketing, si pasojë e pozitës që kishim, tek Mercedes ku ka shumë aktivitete dhe sponsora, kërkon shumë përkushtim”, ka thënë Rassell.

Rasell do të ketë mundësi të ketë shok/rival skuadre një nga pilotët më të mirë në histori të Formula 1, nëse jo më të mirin – Luis Hamilton.

LEXO EDHE:

Back to top button