Prej nesër më freskët, me vranësira dhe me reshje shiu

Moti prej nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me reshje lokale të shiut dhe me borë në viset më të larta.

Siç informoi DPHM, më shumë reshje priten të hënën, kur do të fryjë erë mesatare, ndërsa të martën dhe të mërkurën erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Nesër dhe të dielën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për mjegull. Temperatura maksimale të shtunën do të jetë 10, ndërsa të dielën 12 gradë. Nga e hëna pritet edhe ulje e temperaturave.

LEXO EDHE:

Back to top button