Milot Rashica është bërë lojtari i parë kosovar që ka shënuar gol në Premier Ligën e Anglisë, në ndeshjen që Noriçi e humbi ndaj Liverpullit me rezultat 1-3.
Ndeshja mes Liverpullit dhe Noriçit, u zhbllokua nga Milot Rashica, në minutën e 48’ të takimit. Kosovari lëshoi një goditje me të djathtën, goditje kjo që u devijua nga Matip dhe përfundoi në rrjetë.
https://twitter.com/i/status/1495067042638176267
Megjithatë, reagimi i Liverpullit ishte shumë i shpejtë. ‘Reds’ shënuan në minutat 64’ dhe 67’ me anë të Sadio Mane e Mohamed Salah, për të përmbysur rezultatin. Golin e gjeti edhe Luis Diaz, i cili vulosi fatin e takimit (3:1) në minutën e 80’ të ndeshjes.
Liverpulli me këtë fitore shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e dytë, kurse Noriçi mbetet me 17 pikë në pozitën e fundit.








