Rast unik në Seria A, i numërohet goli pasi doli nga loja

" "

Ish-sulmuesi i Soutemptonit, Manolo Gabiadini u bë viral në rrjetet sociale, pasi i ndodhi diçka e pazakontë. Sampdoria mposhti rivalët vendas Xhenoa me 3-1, ndërsa sulmuesit italian i’u regjistrua një gol, pasi u largua nga fusha, falë një ndërhyrjeje të vonshme nga sistemi “VAR”.

Sampdoria ishte në epërsi me 2-0, me Gabbiadinin që regjistroi golin hapës dhe Kaputtos që realizoi në minutën e 49-të. Mirëpo pasi që Sampdoria shënoi golin e tretë, fillimisht ajo u anulua për shkak të pozitës jashtë loje, mirëpo me aktivizimin e sistemit “VAR”, u regjistrua goli i dytë për Gabiandinit, I cili ishte jashtë fushë , pasi që ishte zëvëndësuar. Gëzimi dhe festa ishte jashtë linjës anësore me të gjithë futbollistëve e Sampdorias.

 

LEXO EDHE:

Back to top button