Reali kalon në 1/8 e finales, hakmirret ndaj Alkojanos

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në transfertë ndaj Alkoajnos, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit. Reali kaloi fillimisht në epërsi përmes qendërmbrojtësit Eder Militao që shënoi me kokë pas një harkimi të Rodrygos, gol që doli të jetë i vetmi në këtë pjesë.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin falë një supergoli të Dani Vega që dribloi dy lojtarë, pastaj me një gjuajtje fantastike e dërgoi topin në rrjetë (66′).

Nuk vonoi shumë dhe Reali u këndell duke rikthyer sërish epërsinë, këtë herë falë Marko Asensios që shënoi pas një asistimi të Hazard.

Fitoren e Realit e vulosi i inkuadruari Isko, vetëm 12 sekonda pasi hyri në lojë, gol që ishte vërtet qesharak (79′).

Kësisoj, me këtë fitore, Real Madrid siguron kualifikimin tutje dhe kundërshtarin do e mësojë pas hedhjes së shortit gjatë ditë së premte.

LEXO EDHE:

Back to top button