Ronaldo bëhet “Mr 800”, shënon golin jubilar ndaj Arsenalit

Kristiano Ronaldo edhe sonte ishte vendimtar në fitoren e Man. Junajtedit kundër Arsenalit me rezultat 3-2.  Ronaldo arriti të shënojë dy gola në këtë takim duke udhëhequr ekipin e tij drejt një fitoreje shumë të rëndësishme. Me këta dy gola të shënuar, tani portugezi në karrierën e tij ka shënuar plotë 801 gola.

36-vjeçari, këtë numër të golave e ka arritur me ekipet e Real Madridit, Man. Junajtedit, Juventusit, kombëtares së Portugalisë dhe Sporting Lisbonës.

Përkundër moshës, Ronaldo dëshmon se është ende në formën më të mirë të mundshme, dhe ka qenë disa herë heroi i “Djajve të Kuq” në këtë sezon.

Kujtojmë se në renditjen e përgjithshme, në vendin e dytë me më shumë gola është braziliani Pele. Ai ka shënuar 765 gola nga vitin 1957 e deri në vitin 1977.

Lionel Mesi është i treti në listë me 756 gola. Mesi këta gola i ka shënuar prej vitit 2004 e deri më sot. Pason Romario me 753 gola e pas tij Ferenc Pushkash me 729 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button