" "
Skuadra e Rabotniçkit solli edhe një përforcim në afatin kalimtar të dimrit. Futbollisti i ri në radhët e “romantikëve” është Santiago Rodrigez, sulmues anësor që vejn nga Karakas-i, skuadrës më të njohur dhe nënkampion në Venezuelë. Rodrigez firmosi kontratën me skuadrën e Rabotniçkit dhe iu bashkua eskpeditës së “romantikëve” në Antali.

Për Santiago Rodrigezin ardhja te Rabotniçki është eksperienca e parë ndërkombëtare dhe sfidë që të inkorporohet në futbollin në Evropë. Sezonin e kaluar, 20 vjeçari, zhvilloi 28 ndeshjepër ekipin e Karakasit dhe shënoi 5 gola. Kujtojmë se Karakasi është klubi me më shumë trofe në Venezuelë (12), ndërsa sezonin e kaluar e mbylli në pozitën e dytë.








