Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, akt i shëmtuar

" "

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka ngjallur reagime të shumtat nga skëna sportive dhe jashtë saj. Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini që njihet edhe si mik shumë i afërt i Dukës, ngjarjen e rëndë e ka quajtur akt i shëmtuar dhe se është sulm ndaj futbollit shqiptar.

 

Postimi i plotë i Muamed Sejdinit

“Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar. Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.

E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.

Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashta Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar.”

LEXO EDHE:

Back to top button