Shkarkohet Masi, F1 me dy drejtorë të rinj

Përmes një video-mesazhi, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Mohamed Ben Sulajem, ka komunikuar shkarkimin e Mihael Masi-t nga detyra e drejtorit të garave të Formula 1.

Masi u kryqëzua për vendimet e marra në garën e fundit në Abu Dabi, që penalizuan pilotin britanik Luis Hamilton. Masi do të mbulojë një detyrë të re në Formula 1.

Në vend të Masi do të jenë dy persona, Eduardo Freitas dhje Niels Uitich. Ata do të alternohen në këtë detyrë nga gara në garë. Gjithashtu, është vendosur që komunikimet në radio mes skuadrave dhe drejtorit të garës nuk do të publikohen “live” gjatë garës.

LEXO EDHE:

Back to top button