Majami fiton pas 2 vazhdimeve, dështojnë Bruklini e Milluoki

Pas dy kohëve shtesë, skuadra e Majamit fitoi 111-107 ndaj Sharlot Hornets, duke mbrojtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku për Majamin u dallua Louri me 25 pikë , ndërsa të gjithë titullarët e Majamit realizuan mbi 15 pikë.

Tjetër zhgënjim vjen për skuadrën e Bruklinit, që u mund 117-103 nga Uashingtoni në fushën e tij. 7 basketbollist të Uashingtonit realizuan mbi 10 pikë (Haçimura 20 pikë, më i miri).

Humbet edhe ekipi kampion aktual, Milouki Baks, që u mund 123-120 nga Filadelfia, ku Xhoel Embiid realizoi 42 pikë e 14 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Antetokounmpo.

LEXO EDHE:

Back to top button