Gjimshiti, shqiptari i katërt me dy gola në një ndeshje europiane

Berat Gjimshiti përmbysi grekët e Olympiakosit me dy gola të shpejtë, realizuar brenda 3 minutave, duke i dhënë suksesin e çmuar Atalantës.

Shqiptari realizoi dopietën e parë në karrierë, pikërisht në Ligën e Europës. Dy gëzime në një mbrëmje për qendërmbrojtësin kuqezi. Para së gjithash, sepse i dha fitoren skuadrës së tij.

Me dy golat e shënuar, Gjimshiti u bë lojtari i katërt shqiptar në histori që realizon dopietë në një kompeticion klubesh europiane pas Sabien Lilajt (me fanellën e Skënderbeut kundër Sporting CP në “Europa League”, më 2015), Agustin Kolës (me Tiranën, kundër Sliema Wanderers në Kupat e Europës 1989) dhe Uran Xhafa (më 1970).

Mbrojtësi i Atalantës, megjithatë, tani e sheh veten 1 gol larg rekordit personal të shënimit në një sezon të vetëm, i regjistruar më 2014-2015, kur luajti për Cyrihun (2 gola në ligë dhe një tjetër kundër Apollon Limassol në Ligën e Evropës).

LEXO EDHE:

Back to top button