Shpërthen motori në fluturim, copat e avionit shpërndahen nëpër qytet

Pjesë të një avioni Boeing u shkëputën prej tij dhe përfunduan në një zonë të banuar në afërsi të Denver, në Kolorado, SHBA.

- Advertisment -

Avioni Boeing 777, me 231 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit në bord, arriti të ulej në aeroportin e Denverit dhe fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë apo të dëmtuar.

Policia e qytezës Brumfilld (Broomfield) botoi edhe fotografi të copave të përfunduara në tokë, që ishin nga kasa mbështjellëse e një prej copave të avionit. Vetë udhëtarët mbi avion thanë se dëgjuan një shpëthim të madh menjëherë pas ngritjes.

Administrata Federale e Aviacionit, tha se avioni 328, i kompanisë “United Airlines”, po nisej për në Honolulu kur pësoi një defekt në motorin e djathtë.

Një udhëtar tha për AP se ndërsa piloti po fliste me ta, u dëgjua një shpërthim i madh dhe ai me bashkëshorten futën menjëherë kartat e identitetit në xhep që, në rast rrëzimi, të identifikoheshin./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button