Izraeli i lehtëson masat kufizuese pas suksesit të vaksinimit kundër COVID-19

Izraeli ka filluar t’i lehtësojë masat kufizuese pasi disa studime atje kanë treguar se vaksinimi kundër COVID-19 ka pas efekt pozitiv në parandalimin e shtrirjes së njerëzve në spitale.

Nga e diela, dyqanet, bibliotekat dhe muzetë do të hapen, por sërish duhet të mbahet distanca në mes njerëzve si dhe maskat duhet të përdoren.

Ministria e Shëndetësisë atje ka deklaruar se kjo është faza e parë e kthimit në jetën normale.

Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Më shumë se 49% e njerëzve kanë marrë të paktën dozën e parë. Ata ishin bllokuar për herë të tretë më 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Nën masat lehtësuese, njerëzit tani do të mund të hyjnë në qendrat tregtare dhe atraksionet turistike të tilla si kopshtet zoologjike, shkruan BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button