Shumë shqiptarë nga Maqedonia votojnë në Kosovë

As rruga e pa pastruar që lidh vendin me Kosovën nuk i pengoi qytetarët e Maqedonisë që kanë shtetësi të Kosovës të shkojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 

Qytetarët që anketuam thonë se nga këto zgjedhje presim ndryshim dhe përparim të shtetit të Kosovës.

 

“A jeni duke shkuar për të votuar? Po besojmë se do të fitoje ai që pritet të fitoje”

Në Prishtinë. Unë kam nënshtetësi, kamë shtëpi atje dhe do të votoj për atë që e du. A pritni që ka mu bo më mirë mbas zgjedhjeve? Në qoftë se fiton Albin Kurti do të bohet më mirë, në qoftë se ato hajnat tjerë kurrë ma mirë nuk bëhet.

Jemi nis me votu. -Çka pritni nga këto zgjedhje? Po presim do sende më të mira pak mu bo ndonjë ndryshim. -A keni shtetësi të Kosovës qe sa vite? Kemi , në Kosovë kemi lind dhe kemi shtetësi qysh prej kohës së UNMIKUT”

 Jemi tu shkuar në Han të Elezit me votuar.-Çka pritni nga këto zgjedhje? Presim rezultate ma të mira një ndryshim më të mirë

ALSAT

LEXO EDHE:

Back to top button