S’ka përkthyes adekuat, ministrja kosovare detyrohet të flasë anglisht në Shkup

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, përcjell Alsat. Pas takimit me ministren e Arsimit dhe Shkencës në vendin tonë, Milla Carovska, ministrja kosovare u paraqit në konferencë të përbashkët për mediume, mirëpo autoritete vendase nuk siguruan përkthim adekuat nga gjuha shqipe në atë maqedonase dhe si rrjedhojë, Nagavci u detyrua të jep deklaratë në gjuhën angleze.
https://youtu.be/XOcay8B_7-s