Skuadra angleze ofron 50 mln euro për Dembele-n?!

E ardhmja e sulmuesit së Barcelonës, Ousmane Dembele është vënë në dyshime. Sulmuesi francez i skadon kontrata në verë, ndërsa është i lidhur me largimin qysh në janar, në rast që nuk rinovon. Gara për shërbimet e Dembele-s tashmë ka nisur dhe “Foot Mercato”, raporton se një klub nga Premierligë, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka kontaktuar francezin duke i ofruar 20 milionë euro për vit, plus 30 milionë euro tjera në rast që arrihen objektivat.

- Advertisements -

Prioritet për Dembelen mbetet qëndrimi në “Camp Nou”, por lojtari ia ka bërë të qartë skuadrës se do largohet nëse nuk i përmirësohet kontrata e ofruar. Barcelona shkaku i gjendjes financiare i ka ofruar rinovim për katër vite, por me zbritje page, gjë që shihet e papranueshme për futbollistin francez.

E ardhmja e Dembeles do vuloset brenda muajve të radhës, derisa trajneri Çavi që disa herë ka thënë se shpreson që sulmuesi të rinovojë.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button