Administrata Biden për nëntë muaj ka krijuar 5.6 milionë vende të reja pune

Zëvendës-presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ka njoftuar se administrata Biden ka krijuar më së shumti vende pune në historinë amerikane.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se janë krijuar rreth 5.6 milionë vende të reja pune.

“Administrata jonë ka parë 5.6 milionë vende pune të krijuara nga ekonomia – më shumë vende pune në nëntë muajt e parë se çdo administratë tjetër në historinë amerikane.” thuhej në postimin e Harris.

Kurse në udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump, sipas të dhënave, për periudhën e njëjtë kohore kishte mbi 1.6 milionë vende të reja pune.

Në anën tjetër shifrat tregojnë se gjatë kohës sa George Bush ishte në krye të SHBA-vem për nëntë muajt e parë kishte mbi 1.2 milionë vende pune më pak.

Nëntorin e vitit të kaluar u mbajtën zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku kandidati i demokratëve, Joe Biden, doli i pari dhe janarin e këtij viti e mori zyrtarisht detyrën.

LEXO EDHE:

Back to top button