VIDEO/ Milani pëson humbjen e dytë radhazi

Skuadra e Milanit ka pësuar humbjen e dytë radhazi, duke u mundur në shtëpi nga Sasuolo me rezultat 1-3.  Alessio Romanjoli pas një asistimi të bukur nga Teo Hernandez, kaloi Milanin në epërsi (21′).

Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta, pasi Skamaka barazoi rezultatin në 1-1 (24′).

Ishte Simon Kjaer që në përpjekje për të larguar topin, aksidentalisht shënoi autogol, duke i dhënë epërsinë Sassuolos për herë të parë në ndeshej (33′). Kur mendohej se Milan do rikthehej furishëm, Sasuolo përfitoi nga një gabim i Frenk Kesie dhe ishte Berardi që e konkretizoi në gol në mënyrë fenomenale (66′).

Tutje, Milanit iu vështirësuan edhe me shumë rastet, pasi Romanjoli u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme (77′).

Me këtë humbje, Milani renditët në pozitën e dytë me 32 pikë, derisa Sasuolo ngritët në vendin e 12-të me 18 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button