Sportistët milionerë, për një minutë arkëtojnë 8.6 mln euro

Konor MekGregor është atleti që ka fituar më shumë të holla për minutë në vitin 2021, më shumë edhe se yje si Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo and Nejmar. Sipas një studimi të “Ladbrokes”, MekGregor ka fituar plot 8.6 milionë dollarë për minutë në vitin 2021.

Është e rëndësishme të theksojmë se luftimet në UFC zgjasin mesatarisht 3 minuta. MekGregor i ka humbur dy ndeshjet që ka bërë kundër Dustin Poirier, më 24 janar 2021 dhe ndeshjen e dytë më 11 korrik 2021, por ka dalë më i pasur nga këto dy humbje.

Për shkak se dyluftimet në MMA mund të mbarojnë shumë shpejt, është e kuptueshme si MekGregor mund të jetë atleti që ka fituar më shumë për minutë vitin e kaluar. E njëjta gjë vlen edhe për boksin. Për këtë arsye Kanelo Alvarez mban vendin e dytë në renditje me 444 mijë dollarë për minutë të fituara në ring në 2021-shin. I treti në listë është Tom Brejdi, “quarterback”-u i Tampa Bej, me 37 mijë dollarë për minutë.

Ndërsa dy futbollistë janë në vendin e katërt dhe të pestë. Sulmuesi i PSZH-së, Nejmar, ka fituar 32 mijë dollarë për minutë, ndërsa pas tij renditet Kristiano Ronaldo, i cili ka fituar “vetëm” 18 mijë dollarë për minutë në vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button