Stefano Pioli është në kontakt të vazhdueshëm me Paolo Maldini-n dhe Fredric Massara-n për lëvizjet e ardhshme në merkato. Përparësia mbetet ajo për të gjetur një mbrojtës, por për të ardhmen kërkohet edhe një fantazist.
Tetë gola dhe katër asiste në 12 ndeshje janë shifra të rëndësishme për një fantazist, por është akoma më mbresëlënës fakti se këto shifra janë arritur me Verona-s. Bëhet fjalë për 27-vjecarin Antonin Barak.
Mesfushori çek ka realizuar tre gola kundër Spasuolo-s, duke i dhuruar tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Tudor. Sipas “Libero”, Pioli kërkon ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm, por për të interesohen edhe Inter me Juventus. Oferta e duhur që mund të bind Verona-n është rreth 20 milionë euro.








