Skuadra e Struga Trim Lum mundi Renovën me rezultat minimal 1-0, në takimin e fundit të javës së 18-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, e cila në fundjavë nuk u zhvillua për shkak të terrenit të mbuluar me borë. Në sfidën e fundit të kampionatit vjeshtor, fituesi u vendos në kohën shtesë falë goditjes precize me kokë të Dejan Cvetanovskit, i cërgoi topin në rrjetën e skuadrës tetovare. Me këto 3 pikë, skuadra e Struga Trim Lum ka 26 pikë dhe mban pozitën e 7-të në renditjen e Ligës së Parë, ndërsa Renova, me një pikë më shumë, mbyll sezonin vjeshtor, në pozitën e 5-të.
Kupa, Pelisteri sfidon Vardarin
Ndërkohë të mërkurën, në orën 13.00, do të zhvillohet edhe takimi i çerekfinales në Kupën e Maqedonisë, në mes Pelisterit dhe Vardarit. Fituesi i kësaj sfide do ti bashkohet skuadrave të Sileksit, Struga Trim Lum dhe Makedonija Gjorçe Petrov në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.








