Suedia është kampion i ri i Evropës në hendboll

Kombëtarja e Suedisë triumfoi me rezultat 27:26 ndaj Spanjës, në një finale të paqartë deri në të qindtat e sekondës së fundit.

Periudha e parë e lojës kaloi me rivalitet të madh dhe pjesën më të madhe në epërsi ishte Suedia. Mirëpo Spanja konsolidoi radhët e veta dhe në fund të pjesë së parë kishte epërsi pran rezultatit 13-12.

Pjesa e dytë nisi ma mirë për Spanjën, e cila epërsinë e pjesës së parë e vazhdoi deri në minutëne 44, kur Suedia morri epërsin pran rezultatit 20-19. Në një moment Suedia kishte epërsi edhe prej 2 golave, mirëpo Spanja nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në 26-26 në minutën e 60-të.

Dhe kur të gjithë pritnin se do të ketë vazhdime, Niklas Ekberg është hero i fitores së Suedisë me rezultat 27:26, duke shënuar nga penalltia në sekondat e fundit.

Në radhët e Suedisë u dalluan Oskar Bergendahl dhe Niklas Ekberg me 5 gola, ndërsa të Spanja më efikas ishte Aleiks Gomes me 6 gola, po aq sa realizoi edhe Adrian Figueras

LEXO EDHE:

Back to top button