Senegali kalon në gjysmëfinale, do të sfidojë Burkina Faso-n

Kombëtarja e Senegalit ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, duke mposhtur Guinenë Ekuatoriale me rezultat 3-1.

Diedhiou hapi serinë e golave pas një asistimi të Sadio Mane (28′), rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, që gjetën golin përmes Buyla duke barazuar rezultatin (57′). Por, Senegali vazhdoi me dominimin duke gjetur golin me anë të inkuadruarit Kouyate (68′). Kualifikimin në gjysmëfinale e vulosi Ismaila Sarr me një gol të bukur nga afërsia (79′).

Në gjysmëfinale, Senegali do takohet me Burkina Faso.

LEXO EDHE:

Back to top button