Barrierat e vendosura nga Qeveria e Kosovës po dëmtojnë bujqit nga Shqipëria

Masat e ashpra shtrënguese anti-Covid që Qeveria e Kosovës mori së fundmi për të hyrë në kufi po dëmtojnë fermerët dhe eksportuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve.

Teksa sqarojnë se vonesat në doganë krijojnë kosto shtesë e në shumë raste prishje të produkteve, disa eksportues po tërhiqen nga tregu kosovar.

“Para disa muajsh kemi pasur disa shkëmbime të fruta-perimeve me Kosovën, por sapo filluan këto pengesat e ndërpremë krejtësisht biznesin. Ndikoi edhe ana psikologjike. Mjafton edhe gjysmë pengesë dhe ne tërhiqemi”, shprehet për A2 CNN eksportuesi shqiptar Uran Derri.

Ndërsa në Kosovë pengesë për produktet shqiptare po rezulton coronavirusi, në Serbi eksportuesit po përballen me refuzim të pranimit së certifikatave të produkteve të kryera në Shqipëri, ndonëse në kuadër të “Ballkanit të Hapur” ato duhet të njiheshin në mënyrë reciproke.

“Është taktikë e palës serbe, pasi nuk na njohin certifikatat fitosanitare të kompanive shqiptare”, shprehet eksportuesi.

Kosova dhe Serbia janë dy prej vendeve ku eksportohen më së shumti prodhimet bujqësore dhe bllokimi i dy tregjeve sjell kosto të mëdha për fermerët dhe eksportuesit shqiptarë.

LEXO EDHE:

Back to top button