“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” me kërkesa për Qeverinë

Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka parashtruar në Qeveri një sërë kërkesash për përmirësimin e infrastrukturës në Kodrën e Diellit. Ndër kërkesat është marrja e kompetencave të ELEM Turs, miratimi i planit të detajuar urbanistik dhe krijimi i menjëhershëm i vendeve për parkim në këtë pike turistike. Sipas Nismës vonesat e deritanishme për investime në Kodrën e Diellit, kanë të bëjnë pikërisht me ELEM-in, e cila është në një minus prej 75 milion denarëve, të shkaktuara, nga pikat e tjera turistike me të cilat menaxhon, por që nuk janë fitimprurëse. Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” thekson se nëse autoritetet edhe këtë here nuk reagojnë ndaj kërkesave, do të protestohet me bllokim rrugësh.

“Çdo gjë do shihet si do reflektoj pas mbledhjes së ardhshme të Qeverisë, nëse do e marr parasysh këtë që kërkuam ne, sepse kjo varet nga shumë ministri, sektore nga e gjithë Qeveria dhe nga aty do del edhe drejtimi që do marrim, nëse do vazhdojmë me presione të ndryshme protesta të ndryshme apo do përkrahim këtë grup punues”, tha Hamdi Sulejmani. Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button