Të shtëna me armë zjarri në Lion të Francës, plagoset një prift

Policia në qytetin francez të Lionit ka njoftuar se një prift ortodoks është plagosur pas gjuajtjeve në një kishë. Auotori i sulmit është në arrati.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në një Kishë Ortodokse Greke.

Prifti është transferuar në spital pas lëndimeve që ka marrë në pjesën abdominale.

Ende nuk dihet motivi i sulmit, njofton DW.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gérald Darmanin ka shkruar se një incident ka ndodhur në Lion, dhe se epiket e policisë janë në vendngjarje.

LEXO EDHE:

Back to top button