Numri i të prekurve nga COVID-19 tejkaloi 13 000, Shkupi me më shumë raste aktive

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI


Gjithsej 159 raste të reja të Kovid-19 nga 1.733 testime janë regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve u ngjit në 13.458. Më shumë raste aktive edhe më tej ka në Shkup, kryesisht në Komunën Çair, ku ka madje 114 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga fillimi i epidemisë është 10.052 ndërsa i të vdekurve 563. Për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2843.

Nga 159 rastet e reja të Kovid-19 në Shkup janë 32 ndërsa pasojnë Kumanova – 25, Gostivari – 22 dhe Struga 15. Në qytetet e tjera numri i të prekurve është njëshifror dhe vijon: Berova 9, Tetova 9, Shtipi 8, Prilepi 7, Gjevgjelia 5, Kavadari 5, Ohri 4, Dellçeva 4, Kërçova 3, Velesi, Koçani dhe Vinica nga 2, nga një Dibra, Strumica, Radovishi, Pehçeva dhe Manastiri.

Instituti për Shëndet Publik dje i regjistroi 75 pacientë të shëruar edhe atë Shkup 27, Dibër 3, Shtip 8, Manastir 4, Gostivar 9, Kërçovë 13, nga dy nga Velesi dhe Negotina dhe nga një nga KUmanova, Prilepi, Tetova, Krusheva, Koçani, Makedonski Brod dhe Vinica.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në raportin e djeshëm janë regjistruar gjashtë persona.

Katër nga të vdekurit janë nga Shkupi të moshës 77, 80, 85 dhe 86 vjeç, një pacient është nga Gostivari i moshës 61 vjeçare dhe një nga Shtipi i moshës 76 vjeçare.

Pesë kanë vdekur në kushte spitali ndërsa një jashtë.

Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 67 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 31 pacientë ndërsa nuk ka asnjë në respirator.

LEXO EDHE:

Back to top button