UEFA pa termin të ri, eliminohet Totenhami?

" "

Shtëpia e Futbollit evropian, UEFA, vendosi që mos të kërkojë termin të ri për ndeshjen e Ligës së Konferencës, në mes Totenhamit dhe Ren-it, që ishte anuluar për shkak të 13 rasteve pozitive me “Covid 19” te skuadra angleze.

Totenhami të mërkurën konfirmoi se ndeshja është anuluar, për shkak të numrit të madh të të prekurve nga kooronavirusi, ndërsa UEFA konfirmoi se nuk mund të gjejë zgjidhje të përbashkët me dy ekipet. Në rast se nuk zhvillohet kjo ndeshje, Totenhami nuk do të kualifikohet në fazën eliminatore, pasi që ka 7 pikë, ndërsa Vitese në vendin e dytë, është me 10 pikë.

Skuadra londineze konfirmoi se nuk do të zhvillojë edhe sfidën e Premierligës , kundër Brajtonit, të caktuar për ditën e diel.

LEXO EDHE:

Back to top button