VIDEO / E treta e vërteta për Senegalin, Mane është hero
Kombëtarja e Senegalit është fitues i Kupës së Afriksës, pasi që në finale mundi kombëtaren e Egjiptit, pas ekzekutimit të penaltive në një sfidë që nuk kishte fitues në kohën e rregullt dhe pas 30 minutave të kohës shtesë.
Sadio Mane fillimisht humbi penaltinë në minutën e 7-të të takimit, por më vonë u bë hero iSenegalit. Sulmuesi i Liverpullit morri përgjegjësinë e ekzekutimit të penaltisë së fundit dhe nuk gaboi, duke siguruar trofeun e parë për Senegalin në këtë konkurencë garash.
Abdelmonem dhe Lashen nuk shënuan penallti për Egjiptin dhe për këtë arsye nuk ishte radha e Mohamed Salah. Nga ana tjetër Sar ishte i pasaktë në radhët e Senegalit, I cili në tentimin e tretë arkëtoi trofeun, pasi që më parë humbi 2 finale.







