VIDEO/ Eshli Barti, australiania e parë që triumfon në “Australian Open”

Tenistja australiane Eshli Barti është fituese e turneut Grand Slam “Australian Open”, pasi në finale mundi amerikanen Danielle Kollins me 2-0 në sete ose 6-3 dhe 7-6 në geme.
Kjo është hera e parë që Barti triumfon në “Australian Open” dhe bëhet e para nga Australia që merr kurorën e turneut në Melburn, pas pritjes 44 vjeçare.
The red shoes in full flight 😍
🎥: @wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis @ashbarty • #AusOpen • #AO2022 pic.twitter.com/nzJGKikQ0R
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 29, 2022
Për Eshli Bartin është trofeu i tretë në turnetë Grand Slam, pasi që u shpall fituese në Roland Garos 2019, dhe Uimbëlldon 2021, por kësaj radhe futet në historikun e tenisit, pasi që arëktoi titullin pa humbur asnjë set.
Kujtojmë se finalja në konkurencën e meshkujve, ku takohen Rafael Nadal dhe Danil Medvedev, do ët zhvillohet gjatë ditës së diel.