VIDEO/ Milani kalon në çerekfinale, falë fitores në kohën shtesë

Milani ka arritur të fitojë pas vazhdimeve ndaj Xhenoas për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. “Kuqezinjtë” ishin në disavantazh pas 45 minutëshit të pare, kur mbrojtësi Leo Ostigard realizoi për mysafirët në minutën e 17-të.

Në pjesën e dytë vendasit i barazuan shifrat nëpërmjet Olivier Zhiru, i cili realizoi një gol të bukur pas një asistimi nga Teo Hernandez në minutën e 74-të.

Në vazhdime, Rafael Leao i dha avantazhin skuadrës tre minuta pa përfunduar pjesa e parë në minutën e 103-të, një gol nga i cili po tentonte të harkonte, duke e befasuar portierin Semper. Për të mos i lënë asgjë në dorë fatit, Aleksis Salemaekers e thelloi epërsinë në minutën e 112-të nga një tjetër asistim i Theos, duke e vulosur fitoren e “Kuqezinjve” për 3-1.

Me këtë fitore Milani kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të takohet me fituesin e duelit Lazio – Udinese.

LEXO EDHE:

Back to top button