VIDEO / Xhaka, rekordmen me kartona të kuq në Premierligë

Skuadra e Arsenalit arriti të nxjerrë një barazim të vlefshëm në “Anfield”, pasi ishte me një futbollist më pak në fushë që nga minuta e 24-të.

Granit Xhaka u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 24-të të ndeshjes pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Diogo Zhota-s, duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak për plot 71 minuta. Liverpulli nuk arriti ta shfrytëzojë këtë duke mos e prekur rrjetën e kundërshtarit përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për ta kërkuar epërsinë.

Xhaka me kartonin e kuq ka regjistruar një rekord të zi të tij që nga ardhja e tij në Angli. Që nga sezoni i tij debutues me Arsenalin në 2016-17, asnjë lojtar i Premierligës nuk është përjashtuar më shumë herë në të gjitha garat se sa Granit Xhaka, plotë 5 herë.

LEXO EDHE:

Back to top button